AKTUALITET, 11 Gusht 2018, 09:41

Masakra e Resulajt me tetë viktima, jehonë në mediet ndërkombëtare

Lajmi mbi masakrën e kryer në Resulaj, ku 24-vjeçari Ritvan Zykaj vrau tetë të afërm të tij, ka bërë jehonë në mediet botërore, nga SHBA-ja në Indi.

Agjencia amerikane e lajmeve, “The Associated Press” ka shpërndarë lajmin për mediet amerikane. “ABC News” shkruan “Shqipëri: Policia kërkon 24-vjeçarin për vrasjen e dhunshme të 8 të afërmeve për arsye që janë ende të panjohura. Tetë viktimat ishin gjyshi i Zykajt, gruaja e gjyshit dhe dy fëmijët e tij dhe të tjerë anëtarë të familjes së tyre”.

Amerikania “Washington Post” jep lajmin e arrestimit të 24-vjeçarit.

Edhe mediet italiane e kishin në lajmet e tyre masakrën e resulajt.

“The Neë Indian Express” i referohet në lajmin e saj “Agence France Press”, duke theksuar faktin se “autori i masakrës është një person i rrezikshëm” dhe” se “midis personave të vrarë ësthë një fëmijë 9 vjeç, një vajze adoleshente dhe tri gra”.

/TPZ.AL/