AKTUALITET, 12 Tetor 2019, 12:13

"Marsida shkonte te shtëpia e tij", kushërira e Dritanit jep detaje: Çdo natë ishte tek ajo, me 1 milionë %

"Marsida shkonte te shtëpia e tij", kushërira e Dritanit jep


Kushërira e parë e viktimës së ngjarjes së ndodhur në Kavajë, Dritan Haxhollit ka pranuar se mes tij dhe Marsida Qatjes ka pasur një lidhje sentimentale.

Irida Koçi në një lidhje telefonike për Report Tv është shprehur se Dritani shkonte thuajse çdo natë tek shtëpia e Marsidës.

“Më kanë thënë në afërm që kanë pasur një lidhje sentimentale. Halla ime më ka thënë që Mardisa shkonte shpesh herë tek shtëpia e tyre. I shkrova edhe Marsidës në Facebook, dhe më tha se e kam vetëm shoq.

Di që kanë pasur një histori bashkë, por nuk e di sa kohë kanë që ishin lënë. Dritani jetonte me nënën e tij, por di që shkonte gati çdo natë tek Mardisa.

E sigurt 1 milion përqind. I bëj apel Marsidës që të tregoj të vërtetën se nuk duam të hakmerremi. Je nënë e tre fëmijëve ashtu siç edhe jam unë.”