AKTUALITET, 18 Qershor 2019, 12:52

Ceka shpërthen ndaj Borchardt dhe ambasadorëve: Lolo të qeverisë, ‘shame on you’

Ceka shpërthen ndaj Borchardt dhe ambasadorëve: Lolo të


I ftuar dje në emisionin ‘Open’, Neritan Ceka ka shpërthyer në akuza mjaft të ashpra ndaj ambasadorëve të huaj dhe në veçanti ndaj atij të OSBE-së, Bernard Borchardt, që sipas tij janë ‘bashkëfajtorë’ me kryeministrin Edi Rama duke heshtur përballë skandalit të blerjes së votave.

Sipas Cekës, Borchardtit ia bënë mirë që i shkruajtën në murin e banesës ‘shame on you’ sa kohë që thotë se nuk janë vjedhur votat.

Ndërsa ambasadorët në Tiranë, Ceka i cilëson si ‘lolo’ të qeverisë.

[playlist type="video" ids="266065"]