AKTUALITET, 18 Qershor 2019, 12:04

Elbasan, zjarr në pallatin shumëkatësh, banorët në panik

Elbasan, zjarr në pallatin shumëkatësh, banorët në


Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë katin e gjashtë të një apartamenti në Elbasan.

Nuk ka raportime për të lënduar nga flakët, por siç shihet në pamje tymi është përhapur me shpejtësi dhe mendohet se ka persona të asfiksuar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Dyli Haxhire Myzyri’, në qytetin e Elbasanit.

Zjarrfikëset janë duke punuar për shuarjen e flakëve, ndërsa banorët janë në panik, pasi kanë të afërmit e tyre Brenda pallatit.