TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkia e Lezhës përmes një letre të bërë publike, ka dhënë ultimatum për lirimin e ambienteve të KZAZ nr. 13 në këtë bashki, e cila është vendosur brenda shkollës ‘Besëlidhja’.
Nëse nuk do largohen deri në orën 16:00 të ditës së sotme, kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj kërcënon se do të ndërhyhet për lirimin e ambienteve.
Gjithashtu ai bën thirrje edhe për heqjen e afishimit të listave të zgjedhësve, në respekt të dekretit të presidentit Meta, i cili kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve lokale, që ishin përcaktuar të mbaheshin në 30 Qershor.
Po ashtu kreu i Bashkisë së Lezhës i ka kërkuar ndihmë dhe policisë së Shtetit, që t’i vijë në ndihmë për lirimin e ambienteve të KZAZ-ve.
Kujtojmë se më herët të njëjtin ultimatum ka dhënë edhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, por që nuk është respektuar nga ana e policisë së shtetit, të cilën ajo e konsideroi të kapur dhe nën urdhrat e Edi Ramës.
Tensione po ashtu janë shënuar sot dhe në Tropojë, ku dhjetëra qytetarë pas përplasjeve me Policinë kanë hyrë në ambientet e KZAZ-ve duke thyer edhe xhamat.