AKTUALITET, 4 Janar 2018, 14:33

Bllokohen dy persona nga dëbora në fushën e “Çajupit”

Bllokohen dy persona nga dëbora në fushën e

Dy persona kanë mbetur të bllokuar nga dëbora në fushën e “Çajupit” në Zagori.

Ata kanë lajmëruar të afërmit e tyre, ndërsa policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në ndihmë të tyre.

Por, siç bëhet e ditur, kanë shkuar deri në një segment të rrugës, por nuk kanë mundur të shkojnë më tej për shkak të dëborës.

Duke u gjendur në këto kushte, prindi i njërit prej të bllokuarve ka marrë një fuoristradë dhe është nisur në drejtim të tyre.

Informacion paraprak

Më datë 04.01.2018, në fushën e “Çajupit”, Njësia Administrative Zagorie, për shkak të dëborës, janë bllokuar shtetasi T.V së bashku me një shtetas tjetër, me mjetin që lëviznin.

Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëse, kanë shkuar deri mbi fshatin Erind, nuk mund të shkojnë më tej pasi rruga është me dëborë.

Për dhënien e ndihmës është nisur njëri prej prindërve me mjetin tip “Landrover”