AKTUALITET, 17 Gusht 2019, 13:24

Makina përplas një fëmijë 7-vjeçar në Vlorë, shoferi e dërgon me urgjencë në spital

Makina përplas një fëmijë 7-vjeçar në


Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Lungomares, në qytetin e Vlorës. Një fëmijë rreth moshës 7 -vjeç është përplasur nga një automjet.

Mësohet se i mituri është dërguar me urgjencë në spital nga drejtuesi i mjetit. Ende nuk dihet ende gjendja shëndetësore e fëmijës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.