TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje në segmentin rrugor Rrethrrotullimi i Bradasheshit–Tuneli i Krrabës, duke shkaktuar panik te drejtuesit e mjeteve dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit.
Flakët janë përhapur me shpejtësi në automjet, duke bërë që ai të përfshihej pothuajse tërësisht nga zjarri. Si pasojë, mjeti është djegur plotësisht, ndërsa në vendngjarje është dashur ndërhyrja për shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një defekt në sistemin elektrik të automjetit.
Për shkak të ngjarjes, qarkullimi në këtë segment rrugor është bllokuar për rreth 30 minuta, duke sjellë vështirësi dhe vonesa për drejtuesit e mjeteve që lëviznin në këtë aks.