AKTUALITET, 15 August 2026, 12:29

Rama uron besimtarët për Festën e Fjetjes së Shën Mërisë: Festë të bekuar

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë këtë të shtunë urimet për besimtarët e krishterë me rastin e Festës së Fjetjes së Shën Mërisë, e cila kremtohet më 15 gusht.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka uruar besimtarët katolikë dhe ortodoksë në këtë ditë të shenjtë.

“Dita e shenjtë e Festës së Fjetjes së Shën Mërisë. Për të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë, një festë të bekuar”, shkruan Rama.

Festa e Fjetjes së Shën Mërisë, e njohur në traditën ortodokse si Fjetja e Hyjlindëses Mari, është një nga festat më të rëndësishme të kalendarit të krishterë. Në Shqipëri, kjo ditë shoqërohet me kremtime dhe pelegrinazhe në kisha e manastire kushtuar Shën Mërisë.

Më herët gjatë ditës, edhe Presidenti Bajram Begaj uroi besimtarët e krishterë për këtë festë.