TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, si pasojë e depërtimit të masave ajrore relativisht të lagështa dhe më të freskëta, me origjinë veriperëndimore.
Moti do të jetë fillimisht i kthjellët, ndërsa gjatë ditës pritet shtim gradual i vranësirave, të cilat herë pas here do të jenë mesatare deri të dendura. Shtimi i vranësirave do të vërehet prej orëve të mesditës deri në orët e pasdites, veçanërisht në zonën qendrore dhe kryesisht në jug të vendit.
Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në zonat qendrore dhe jugore. Ndërkohë, në zonën e juglindjes, reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era do të fryjë nga veriperëndimi në verilindje, me shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era do të fitojë shpejtësi, duke arritur deri në 14 m/s.
Ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 1–3 ballë.
Si do të jenë temperaturat:

