AKTUALITET, 10 Tetor 2018, 13:50

Makina del nga rruga, vdes pasagjerja, plagosen 2 të tjerë

Makina del nga rruga, vdes pasagjerja, plagosen 2 të tjerë

Gjatë ditës së sotme një makinë ka dalë nga rruga në Mirditë duke shkaktuar vdekjen e pasagjeres dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Munaz rreth orës 11:50 ku shtetasi A.P. 47 vjeç, banues në Lezhë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin e tij duke dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja shtetasja M.P. 54 vjeçe, banuese në Lezhë si dhe janë lënduar 2 pasagjerët e tjerë, shtetasi Gj.P. dhe shtetasja D.P., të cilët ndodhen në spitalin e Rrëshenit, nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. TPZ.AL