TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë ditës së sotme ka dal në konferencë për shtyp, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për fshehjen e provave duke nxjerrë dëshmitar fals për të shpëtuar çështjen e Agron Xhafaj.
“Mbrëmë shqiptaret panë fytyrën e shtetit, provat dhe përbërjen e tij, deputetë, drejtorë të policisë, prokurorë që fabrikojnë prova dhe dëshmitarë për të shpëtuar kriminelet, drejtues dhe pjesë e strukturës janë edhe Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku.
Pra Rama, Ministri i Brendshëm, kreu i grupit të PS, Prokurorja e Përgjithshme, kreu i Policisë kanë komplotuar së bashku direkt për të manipuluar të vërtetën për të mbrojtur trafikantin e drogës, Agron Xhafaj dhe vëllanë e tij.”-Deklaroi Basha.
Më tej kryedemokrati Basha denoncoi se shteti privat i Ramës fabrikoi dëshmitarë për sulmuar denoncuesit, opozitarë për të shpëtuar trafikanti dhe mbrojtësin e tij për të mbrojtur Ballën dhe Rrahman Rrajën.
Deklarata e Bashës:
Mbrëmë shqiptaret panë fytyrën e shtetit, provat dhe përbërjen e tij, deputetë, drejtorë të policisë, prokurorë që fabrikojnë prova dhe dëshmitarë për të shpëtuar kriminelet, drejtues dhe pjesë e strukturës janë edhe Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku. Pra Rama, Ministri i Brendshëm, kreu i grupit të PS, Prokurorja e Përgjithshme, kreu i Policisë kanë komplotuar së bashku direkt për të manipuluar të vërtetën për të mbrojtur trafikantin e drogës, Agron Xhafaj dhe vëllanë e tij.
Shteti privat i Ramës fabrikoi dëshmitarë për të sulmuar denoncuesit, opozitare për të shpëtuar trafikanti dhe mbrojtësin e tij Është i njëjti shtet që ka manipuluar gjithë ca për të mbrojtur Ballën dhe Rrahman Rrajën, edhe në këtë rast Rama kërcuan me gjuhë mafioze Nuhun për të shpëtuar Rexhep Rrajën dhe mbrojtësin e tij, Balla. Pastaj me dhunë e para shpërfytyruar denoncuesen, pushteti sulmon gazetarët, denoncuesit, policët e ndershëm, kundërshtarët politikë për të mbrojtur kriminelët, jemi në kushtet e një diktature mafioze.
Emërimi i Xhafajt ishte triumfi i njërës bandë mbi tjetrën, ata triumfuan nga Habilajt dhe Tahirët. Policia e Shtetit në shërbim të krimit nga Tahiri vazhdon të jetë në shërbim të krimit nga Xhafajt. Emërimi i Arta Markut një katastrofë në drejtësi, ajo u soll politikisht në krye të prokurorisë për të mbrojtur lidhjet e qeverisë me krimin dhe e ka bërë me suksese, e ka shkatërruar prokurorin e Krimeve të Rënda, hetimet për Tahirin, për Gjinorin, Dakon, Sejdinin, Xhafajn, Manjën e drejtues të tjerë të qeverisë, ajo nuk ka për të hetuar për politikanin bandit Taulant Balla.
Drejtësi e korruptuar është kthyer në drejtësi kriminale, deri dje njerëzit i paguanin para prokurorëve, sot duhet të jesh i lidhur me Ramën ose kriminelët që të marrësh drejtësi, kjo diktaturë mafioze duhet të shkatërrohet dhe do të shkatërrohet, të gjithë ata që një pjesë e tij dhe ndihen mbi ligjin do të japin llogari para ligjit, Rama, Xhafa, Marku, Veliu dhe gjithë shërbëtorët e tjerë do të dalin para drejtësi. TPZ.AL