AKTUALITET, 10 Tetor 2018, 13:28

“Lidhje me trafikantët”, Ndreu i përgjigjet Sali Berishës: Hajde bëjmë Veting për darkat

“Lidhje me trafikantët”, Ndreu i përgjigjet Sali

Berisha i publikoi fotot ku Ndreu shfaqet me disa persona të dyshuar si trafikantë.

Përmes një postimi në “Facebook” Ndreu e ka sfiduar Berishën të bëjnë vetting për darkat, duke thënë se “kam frikë se do të habitet edhe Prishtina jo vetëm Tropoja me Tropoja me darkat e tua, se Beogradi ti dhe unë e dimë që nuk habitemi se ka edhe bisedat që ke bëre me ato, jo vetëm fotografi!”.

Reagimi i Pjerin Ndreut:

Doktor hajde bejme Veting per darkat por kam frike se do habitet edhe Prishtina jo vetem Tropoja me darkat e tua, se Beogradi ti dhe une e dime qe nuk habitemi se ka edhe bisedat qe ke bere me ato, jo vetem fotografi!

Hiq dore nga perndjekjet e njerezve me dreka e darka se ato jane pa protokoll, nuk kane kriter deshmine e penalitetit ! Meqe je edhe malsor por qe ke harru rregullat elementare te tavolines, ne shpi te tjetrit nuk i vendos rregullat e as nuk zgjedh te ftuarit ti! TPZ.AL