TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident ka ndodhur sot në aksin nacional Korçë-Kapshticë ku kanë mbetur të plagosura tre vajza. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:50 në Bitinckë.
Sipas policisë, një mjet ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur drejtuesja e mjetit dhe dy vajzat që ishin pasagjere.
Të plagosurat janë transportuar në spitalin e Korçës dhe ende nuk ka informacion për gjendjen e tyre shëndetësore.
Policia ka kryer veprimet hetimore në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.