TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Berat mëngjesin e sotëm. Ka qenë një automjet tip “Mercedes Benz” i drejtuar nga një 48-vjeçar i cili ka përplasur për vdekje një fëmijë 3 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drenovicë të Urës Vajgurore, në derën e shtëpisë së vogëlushit i cili ka dalë në rrugë kur është përplasur.
Pas goditjes nga makina të 3-vjeçarit, drejtuesi i automjetit, A.H , 48 vjeç, është larguar nga vendngjarja, por menjëherë një patrullë policie është vënë në ndjekje të tij.
Ai është arrestuar disa kilometra larg vendit të aksidentit në përpjekje për të shpëtuar nga arrestimi. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.