TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti famëkeq i Venezuelës, Nicolas Maduro, u ka kërkuar të gjithë ministrave të kabinetit të tij të japin dorëheqjen, në mënyrë që të mundësohet një reformë e thellë në qeveri.
Maduro, po përballet me presionin ndërkombëtar për t'u larguar nga drejtimi i vendit, pas krizës më të thellë ekonomike dhe polike që ka pushtuar ndonjëherë Venezuelën.
Të njëjtin veprim si Maduro, ka bërë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili shkarkoi thuajse të gjithë ministrat e qeverisë në dhjetor, pas skandalit të kompanisë fantazmë "DH Albania", e cila nëpërmjet një skeme korruptive po rrëmbente 30 milionë euro nga paratë e taksapaguesve dhe pas protestave masive të studentëve.
Edhe pas këtyre ndryshimeve radikale në kabinet, Rama, njëlloj si Maduro, gjendet në një krizë të thellë politike, ku opozita ka lënë mandatet parlamentare dhe proteston për largimin e tij dhe krijimin e një qeveria tranzitore, që do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Por, ndryshe nga Maduro, Rama vijon të ketë mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar.
/TPZ.al/