TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Vlorës ka arrestuar një ish-polic në Vlorë akuzohet se ka bashkëpunuar në trafikun e drogës në çështjen e Treblovës. Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për ish-policin, inspektor i Antikrimit, Renato Avduli, 38 vjeç, banues në Vlorë.
Njoftimi i policisë:
Policia ka kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim, R.A., 38 vjeç, banues në Vlorë.
Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim nr.302, datë 01.10.2016 ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.