AKTUALITET, 18 Mars 2019, 11:58

Sulm me armë në Hollandë, plagosen disa persona

Ka ndodhur një sulm me armë në një tramvaj Utrecht në Hollandë. Një person ka qëlluar me armë pasagjerët e një tramvaji. Deri më tani janë raportuar disa të plagosur por ende nuk janë raportuar të vdekur. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë policia është në vendngjarje dhe po heton.