TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që seanca e radhës parlamentare të mbahet të enjten në orën 10:00.
Nuk dihet nëse pas shpalljes së ditës dhe orës së seancës së Parlamentit, opozita do ndërmarrë hapin për të zhvilluar protestë.
Më herët opozita ka thënë se do zhvillojë protesta sa herë që mblidhet Parlamenti të cilin e quan "Parlamenti i krimit."
Opozita akuzon qeverinë për lidhje me krimin, blerjen e votave dhe kërkon qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër.
Gjithashtu opozita kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Opozita e bashkuar vendosi të djegë mandatet e deputetit dhe thotë se nuk do ndalet deri në largimin e Edi Ramës.