AKTUALITET, 18 Mars 2019, 10:59

Protestë në Vlorë, 60 kryefamiljarë hiqen nga puna

Protestë në Vlorë, 60 kryefamiljarë hiqen nga puna

Mëngjesin e sotëm 60 ish-punonjës të Shërbimit Urban në Vlorë kanë zhvilluar një protestë përpara Bashkisë.

Arsyeja e protestës së tyre është se ata kanë mbetur pa punë që prej muajit janar kur në mbledhjen e fundit të Këshillit bashkiak për 2018, u vendos shkrirja e parkut urban për shkak të mos menaxhimit dhe borxheve të mëdha të akumuluara nga ky institucion.

Ish-punonjësit kërkojnë rihapjen e entit duke qenë se janë 60 kryefamiljarë që kanë mbetur pa punë.

Fax News është interesuar pranë Bashkisë janë informuar se ish-punonjësve i është ofruar një kontratë pune për t’u punësuar në shërbime alternative por që ata nuk kanë pranuar.

Sipas punonjësve të Bashkisë bëhet me dije se një pjesë e ish-punonjësve kanë marrë rrogën dhe 3 muaj pas mbylljes ndërsa një pjesë tjetër do të paguhet dhe për 8 muajt e ardhshëm edhe pse këta të fundit kanë ende borxhe të papaguara ndaj Bashkisë.