AKTUALITET, 18 Mars 2019, 12:07

Balla: Damian Gjiknuri, një nga ekspertët më të mirë në Shqipëri për zgjedhjet

Balla: Damian Gjiknuri, një nga ekspertët më të mirë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar zgjedhjen e ish ministrit Damian Gjiknuri, në postin e Sekretarit për Çështjet Zgjdhore në PS.

Balla shprehu bindjen e thellë, se GJiknuri është një nga ekspertët më të mirë për çështjet e zgjedhjeve në Shqipëri.

“Të gjithë këtu në Kuvendin e Shqipërisë, prej shumë vitesh, e mbajnë mend dhe e dinë fare mirë, që Damian Gjiknuri, është një prej ekspertëve më të mirë të çështjeve zgjedhore, që ka sot Shqipëria”.

Pavarësisht këtyre vlerësimeve për "ekspertin" Gjiknuri, opozita ka lëshuar akuza shumë të forta drejt tij, lidhur me manipulimin e votave në Dibër. Madje, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pretendon se ka përgjime që provojnë këto manipulime.

/TPZ.al/