AKTUALITET, 18 Mars 2019, 11:27

KQZ bën thirrje për dorëzimin e emrave të komisionerëve, opozita nuk do të dorëzojë asnjë kandidaturë

KQZ bën thirrje për dorëzimin e emrave të

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, u bën thirrje partive politike të dorëzojnë propozimet për anëtarët e KZAZ-ve dhe të respektojnë afatin për dorëzimin e kandidaturave.

Burime për TPZ.al, bëjnë me dije se opozita, pra PD dhe LSI nuk do të dorëzojnë asnjë kandidaturë. Kjo  është një shenjë e qartë, se opozita nuk do të futet në zgjedhjet lokale.

/TPZ.al/ 

Deklarata e KQZ: 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën apel partive politike që kanë të drejtën të propozojnë anëtarë të KZAZ-ve që të respektojnë afatin ligjor për depozitimin e kandidaturave në KQZ.

KQZ këkon që partitë politike të mos neglizhojnë respektimin e afateve ligjore për paraqitjen e propozimeve për administratën zgjedhore, sikundër ka ndodhur në çdo proces zgjedhor. Mos respektimi i afatit ligjor tregon mungesë përgjegjshmërie në përmbushjen e detyrimeve që ju ngarkon Kodi Zgjedhor.

KQZ -ja është e vendosur të mos mirëkuptojë dhe as tolerojë vonesat në propozime, ndaj kërkon që partitë politike të depozitojnë urgjent propozimet e tyre për anëtarë të KZAZ-ve, brenda ditës së sotme dhe të mos bëhen shkak për cënimin e administrimit të procesit zgjedhor.

Administrata zgjedhore duhet të trajnohet dhe kualifikohet për kryerjen e detyrave. Vonesat në propozime cenojnë përgatitjen profesionale të komisionerëve, rrezikojnë mbarëvajtjen e procesit, dëmtojnë cilësinë e zgjedhjeve.