AKTUALITET, 18 Mars 2019, 11:54

Deputeti slloven: Rezolutë për tërheqjen e pavarësisë së Kosovës

Deputeti slloven: Rezolutë për tërheqjen e pavarësisë

Deputeti slloven, njëherësh nënkryetar i Partisë Kombëtare Sllovene, Janija Ivanusha beson se tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës është një proces real brenda Bashkimit Evropian.

Ivanusha thotë se së shpejti miratohet rezoluta për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, ndërsa shton se edhe vendet e tjera po bëjnë të njëjtën gjë.

“Ne shpresojmë që të miratojmë udhëzime të reja për heqjen e pavarësisë së Kosovës, pasi disa vende e kanë bërë këtë tashmë, ndërsa disa tjera po planifikojnë ta bëjnë”, përfundoi ai, shkruan ‘Tanjug’.

Ivanusha gjatë qëndrimit në Beograd ka theksuar se udhëheqja e re e Bashkimit, pas zgjedhjeve të majit, do të shqyrtojë drejtimin e lëvizjes së saj të re.

Deputeti slloven përfundon se çështja e Kosovës është e rëndësishme sepse ka pasur drejtime të reja në politikën evropiane.