SPORT, 22 Qershor 2018, 09:21

Luhet me kartën “Shehi”, Skënderbeu do të bindë senatorët

Luhet me kartën “Shehi”, Skënderbeu do të bindë

Skënderbeu mbetet në pozicion aspak të qetë në këtë periudhë, që duket me shumë luhatje për bardhekuqtë. Vendimi i KAS dukshëm që ka shkaktuar tërmet në kampin bardhekuq dhe sigurisht që në të tilla situata, të mbash ekipin nuk është aspak e thjeshtë.

Një gjë të tillë po e tregojnë mjaft mirë largimet e fundit nga ekipi i Skënderbeut, ku pas trajnerit Ilir Daja nuk ka munguar eksodi i lojtarëve. I fundit në radhë është pa dyshim Gledi Mici, i cili para se të bënte zyrtar divorcin me Skënderbeun në rrjetet sociale, premtoi besnikëri, por që në fund nuk ndodhi kështu. Me largimin e Lilajt, Micit dhe mbi të gjitha Ali Souesë, që ishte e pamundur ta mbaje në këto kushte, dukshëm boshti i Skënderbeut ka pësuar lëkundje të shumta. Tashmë është koha që të kërkohet edhe një zgjidhje emergjente për të frenuar largimin e veteranëve në këto ditë të nxehta merkatoje