AKTUALITET, 25 Prill 2019, 22:19

Lubonja: Rama të largohet dhe të mos i shkojë më në mendje të rikthehet në politikë

Lubonja: Rama të largohet dhe të mos i shkojë më në


Analisti Fatos Lubonja, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, se largimi i Edi Ramës është tashmë në emergjencë në Shqipëri. Ai tha se opozita duhet të ndërtojë, një projekt të konsultuar me qytetarët dhe grupet e interesit, në mënyrë që të mos përsëritet më një regjim si i Ramës.

“Mendoj se largimi i Ramës, është i rëndësishëm dhe duhet një largim, që mos i kthehet më mendimit që mund të kthehet në politikë.

Nuk largohet dot ndryshe, vecse me protesta gjithnjë e më të forta. Nuk mjafton, që thjesht të denoncojnë dhe të themi gjithë ato gjerat për sistemin, sepse mbetemi të varur nga sistemi.

Dalja nga sistemi, nënkupton ndërtimin e një vizioni të ri për Shqipërinë. Duhet një projekt, që ndërtojmë sëbashku.

Ndryshe është thjesht të bëhet një projekt ta nxjerrim në gazetë. Njerëzit të bëhen pjesë e vendimarrjes.

Është e vështirë sepse nuk është në kulturën tonë, jemi mësuar me një lider shpëtimtar që pastaj na del mashtrues, sic ka bërë Berisha dhe Rama. Nevoja është emergjente që Rama të largohet, por nga ana tjetër, është problem cfarë do të ndodhë më pas”. u shpreh Lubonja.

/TPZ.AL/