AKTUALITET, 25 Prill 2019, 21:16

Abilekaj: Opozita duhet të detajojë zgjidhjen, ndryshe duket sikur kërkon pushtet në tavolinë

Abilekaj: Opozita duhet të detajojë zgjidhjen, ndryshe duket sikur


Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar aksionin dhe protestat e opozitës. Abilekaj tha se PD nuk po detajon një zgjidhje për krizën dhe kjo krijon dyshime se lëvizja e saj është kërkesë për ndërrim pushteti në tavolinë.

“Protestat, pa dhënë akoma një zgjidhje konkrete, duke krijuar idenë e mosbindjes civile, japin përshtypjen e një dëshire për ndërrim pushteti dhe jo dëshirës për një zgjidhje afatgjatë.

Është kërkuar se si do të garantohet një qeveri tranzitore, që të kemi zgjedhje të lira, të shmanget blerja e votës.

Kjo zgjidhje konkrete nuk është dhënë nga opozita. Thjesht thuhet dorëheqje e Ramës dhe qeveri tranzitore.

Duke mos patur këtë zgjidhje por vetëm protesta, po degjenerohet në një tendencë, “hajde të vij unë tani në pushtet dhe ik ti”.

/TPZ.AL/