TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Romelu Lukaku, qendërsulmuesi belg i Manchester United, ka treguar për Sky Sport, ngjarjen që mund ti kishte ndryshuar karrierën, kur në verën e 2014 ishte fare pranë kalimit tek Juventus: “Kur zgjodha të largohesha nga Chelsea, përfundimisht, kisha mundësinë për të kaluar tek Juventus.
Por nuk e di përse, nuk e ndjeva ta bëja, dicka nuk më bindte. E ditën që pasoi, Conte iku nga Juventus. E kështu mendova: ‘Falë Zotit që nuk shkova’. Pavarësisht se mendoj se Allegri është një trajner i madh, zgjodha të shkoj tek Everton. Ishte një zgjedhje e mirë”.
Një deklaratë interesante e sulmuesit të Djajve të Kuq, pikërisht në kohën kur me Solskjaer nuk po gjen më hapësirë në formacion si titullar dhe është vënë në listën e dëshirave të Inter, për të zëvendësuar Mauro Icardin në rast të largimit të argjentinasit. Duket si deklaratë strategjike e sulmuesit, me fjalë që natyrisht në Milanon zikaltër do ta dashuronin. Por edhe kjo është pjesë e futbollit…