AKTUALITET, 25 Prill 2019, 21:47

Lulzim Basha flet hapur: Patozi më sulmon mua dhe PD-në, sepse humbi karrigen

Lulzim Basha flet hapur: Patozi më sulmon mua dhe PD-në, sepse humbi


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” , partinë e re të Astrit Patozit. Basha tha se Patozi dhe persona të tjerë që janë largaur nga PD, e kanë sulmuar atë dhe partinë, sepse humbën karrigen. Basha tha se këto sulme vijnë veçanërisht, në kohën kur Rama e ka lakun në fyt, pra duke nënkuptuar se Patozi po i vjen në ndihmë kryeministrit.

Shumë prej tyre kanë marrë mbrapsht shumëfishin e atyre që i kanë dhënë Partisë Demorkatike. Janë kthyer kundër PD-së kur kanë humbur karrigen. Që kur kanë humbur karriget, merren vetëm me PD-në dhe Lulzim Bashën. Sidomos kur Rama e ka patur lakun në fyt. Kjo parti e cila, është krijuar pikërisht, si pazari i Milotit, për të krijuar idenë se ka pjesëmarrje në zgjedhje. Zgjedhje fasadë, me parti fasadë, me opozitë fallco, nuk do të ketë”./ TPZ.al/