AKTUALITET, 25 Prill 2019, 19:20

Nga djegia e gomave, tek tymuesët/ Ja çfarë ndodhi në 60 minuta protestë

Nga djegia e gomave, tek tymuesët/ Ja çfarë ndodhi në 60


Pas gati 60 minutash nga nisja, ka përfunduar protesta e opozitës në të 5 qarqet. Ashtu edhe si ishte lajmëruar ditën e sotme aksioni opozitar do të bllokonte akset kryesore të vendit për 1 orë. Bllokim pati tek akset në Tiranë tek Shqiponja, në Durrës tek Plepat, në Fier-Sheq në Bradashesh-Elbasan dhe në Milot. Protesta e ditës së sotme u shoqërua pa incidente, veç përplasjes në fillim të një shoferi me protestuesit.

Protestuesit dogjën goma, hodhën flakadanë dhe tymues. Tashmë që gjithçka ka përfunduar, në këtë rrugë ka ardhur zjarrfikësja e cila ka shuar edhe zjarret e ndezur nga simpatizantët e opozitës. Protesta tjetër është lajmëruar për pasditen e 11 majit, në bulevardin përpara kryeministrisë.