AKTUALITET, 25 Prill 2019, 21:52

Basha sulmon Klanin dhe Topin: Po paguhen me para publike për të dezinformuar për opozitën

Basha sulmon Klanin dhe Topin: Po paguhen me para publike për të


Lulzim Basha ka sulmuar sot dy televizionet e mëdha kombëtare për qëndrimin që po mbajnë lidhur me djegien e mandateve të opozitës dhe sidomos për promovimin e opozitës së re në parlament.

“Dy televizione Kombëtare, po i shërbejnë Ramës dhe për këtë po paguhen me paratë e shqiptarëve” tha Basha duke iu referuar rreth 2 milionë eurove që qeveria ka ndarë për televizionet që u ndëshkuan nga ndërprerja e transmetimit analog.

Në këtë paketë pjesën e luanit e morën Klan dhe Top Channel dhe sipas Bashës kjo qe nje pjesë e pageses që po i bëhet për promovimin e opozitës fallco.