AKTUALITET, 25 Prill 2019, 20:24

Policia nis kërkimin me detektor të tenxhereve ku janë fshehur paratë

Policia nis kërkimin me detektor të tenxhereve ku janë fshehur


Policia ka nisur një aksion të gjerë në Krujë dhe Elbasan, me qëllim për të gjetur paratë e grabitura në Rinas më 9 prill.

Aksioni po zhvillohet paralelisht në këto dy qytete, dhe policia ka me vete edhe pajisje si detektorë, për të gjetur paratë.

Kontrollet po ushtrohen në banesat e personave të ndaluar dhe të dyshuar për ngjarjen.

Detektorët thuhet se po përdoren nisur nga rastet kur në grabitjet e mëhershme paratë janë fshehur në tava me presion që ishih fshehur në tokë.

Deri tani në qelitë e paraburgimit mbahen 5 persona, dy nga Kruja dhe 3 nga Elbasani.