TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lëvizja Socialiste për Integrim përmes deputetit Përparim Spahiu ka kritikuar qeverinë “Rama” lidhur me Partneritetit Publik Privat. Sipas deputetit LSI i ka propozuar qeverisë më shumë filtra në dhënien e koncesioneve dhe kontratave të PPP”.
“Jemi të gjithë dëshmitarë të largimit të investitorëve seriozë prej pesë vitesh, por jo vetëm të tyre, por dhe vetë shqiptarëve, si azilkërkuesit me numrin më të madh, kur ja kalojmë dhe vendeve që janë në luftë si Siria”,-shkruan deputeti në Facebook.
Postimi i plotë:
Kërkohej më shumë transaparencë nëpërmjet diskutimit në parlament të kontratave që zgjasnin më shumë se katër vite.
Kërkohej një analizë më e thelluar e risqeve që do të kishin financat publike. Kërkohej ringjallja e mekanizmit të konkurushmërisë, si element bazë për afrimin e investitorëve të huaj.
Propozimi i opozitës, për kontrollin e gjith ç’ka ndodhur me këto kontrata, është një lajm i mirë për të gjithë ata investitorë që duan të investojnë në Shqipëri, dhe është krejt e kundërta e asaj që shprehet zv Kryeministrja.
Ne jemi të gjithë dëshmitarë të largimit të investitorëve seriozë prej pesë vitesh, por jo vetëm të tyre, por dhe vetë shqiptarëve, si azilkërkuesit me numrin më të madh, kur ja kalojmë dhe vendeve që janë në luftë si Siria. TPZ.AL