AKTUALITET, 26 Shtator 2018, 09:05

Kanabisi, deputet të inkriminuar, vetting pa vonesë, Basha i numëron gënjeshtrat Edi Ramës, ja çfarë kërkon

Kanabisi, deputet të inkriminuar, vetting pa vonesë, Basha i

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar disa prej  deklaratave të kryeministrit Edi Rama, kur ai  mohon mbushjen e Shqipërisë me kanabis, deputetët e inkriminuar.

Basha kërkon largimin e politikanëve të lidhur me krimin e organizuar dhe për këtë,  vettingu duhet të nisi pa vonesë sipas kryedemokratit.

Reagimi i Bashës:

Dy vjet më parë Edi Rama mohoi mbjelljen e të gjithë vendit me kanabis. Edi Rama gënjeu. Tre vjet më parë Edi Rama mohoi se kishte futur kriminelë në kuvend.

Edi Rama gënjeu. Sot Edi Rama kundërshton vettingun në politikë dhe mohon lidhjet me krimin.

Edi Rama përsëri gënjen. Politikanët e lidhur me krimin duhet të largohen. Veting në politikë pa vonesë! TPZ.AL