AKTUALITET, 26 Shtator 2018, 08:53

Sot Habilajt dalin para gjykatës së Katanias

Sot Habilajt dalin para gjykatës së Katanias

Gjatë ditës së sotme në gjykatën e Katanias do rinisi gjykimi ndaj bandës së Habilajve, organizatë italo-shqiptare e akuzuar nga Prokuroria e Katanias për aktivitet kriminal, trafik droge dhe armësh nga Shqipëria në Itali me vlerë 20 milionë euro.

Në 31 maj të 2018 u zhvillua seanca e parë gjyqsore ndaj grupit të Habilajve, atëherë nëpërmjet avokatëve Moisi Habilaj bëri kërkesë për gjykim të shkurtuar, gjë e cila u pranua nga trupa e gjyqtarëve duke caktuar datën 26 shtator për rigjykim.

Moisi Habilaj së bashku me vëllanë e tij Florjan Habilaj akuzohen nga autoritetet italiane si drejtuesit e bandës.

Sipas avokatessë Habilajve, Maria Caltabiano sot gjyqi pritet të zhvillohet sipas dispozitave të kërkesës së Prokurorit të çështjes. E pyetur mbi linjën mbrojtëse të Moisi Habilaj, avokatja Caltabiano ka sqaruar:”respekton privatësinë e klientit të saj. Linjën mbrojtëse ndaj Moisi Habilaj, ajo do ta parashtrojë vetëm gjatë seancës gjyqësore”.

Avokatja Caltabiano ka informuar eskluzivisht se është kundër urdhrit të paraburgimit të klientit të saj e se gjatë seancës gjyqësore do të shpjegoj arsyet përse.”

Në lidhje me disa informacione të shpërndara gjatë ditëve të fundit nga disa media se prokurorët shqiptarë të cështjes “Tahiri” kanë mbërritur përsëri në Katania duke marrë sërish në pyetje të arrestuarit e grupit Habilaj, avokatja Caltabiano thotë se “klienti i saj Moisi Habilaj është marrë vetëm një herë në pyetje nga prokurorët shqiptarë e kjo është bërë më datë 30 maj 2018 e ku ka sqaruar të gjitha pikat e kërkuar nga prokurorët”.

Anëtarët e bandës Habilaj:

Moisi Habilaj datëlindja 18 /01/1978

Antonino Reila datëlindja 26/02/1971

Angelo Busacca datëlindja 02/05/1980

Nezar Seiti datëlindja 30/03/ 1977

Maridian Sulaj datëlindja 27/01 /1988

Armando Sulaj datëlindja 12/05/1984

Tigrens Mezuraj datëlindja 28/07/1994

Sabaudin Celaj datëlindja 29/02/1968

Florian Habilaj datëlindja 11 /10 / 1980

Fatmir Minaj datëlindja 15/04/1962

Gianluca Passavanti datëlindja 26/07/1980

Vincenzo Spampinato datëlindja 01/05/1976. TPZ.AL