TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shtatë anëtarë të një grupi të krimit të organizuar, të cilët trafikonin emigrantë drejt Britanisë duke përdorur anije të vogla, janë burgosur në total për 48 vite e tre muaj burg. Gjashtë nga burrat u shpallën fajtorë në gusht pas një gjyqi prej nëntë javësh në Old Bailey. Një i shtati i kishte pranuar tashmë akuzat.
Një hetim i gjatë mbi aktivitetin e grupit, të udhëhequr nga Agjencia Kombëtare e Krimit, u përqendrua në dy rrjete të veçanta kriminale që punonin së bashku, një shqiptar dhe një britanik nga Kent.
Hetimet nisën pasi u gjet një anije e vogël e braktisur në plazhin Dymchurch në maj 2016.
Anija përmbante jelekë shpëtimit dhe nga një kontroll i sistemit, u zbulua udhëtimi i saj nëpërmjet kanalit detar që ndan Britaninë me Evropën.
Më pas, u zbulua edhe grupi i trafikut që organizohej nga shqiptari Artur Nutaj dhe Saba Dulaj, të cilët luanin e "agjentëve të udhëtimit" për kalimin e paligjshëm të emigrantëve shqiptarë për në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet bregut verior të Francës.
Baza e grupit shqiptar ishte në Kent, të udhëhequr nga familja Powell-babai Leonard dhe djemtë Xhorxh dhe Alfie, të cilët siguronin pajisjet e transportit.
Dënimet:
-Sabah Dulaj, 24-vjeç, u dënua me shtatë vjet burgim
-Artur Nutaj, 39-vjeç, u dënua me shtatë vjet e gjashtë muaj burgim
-Alfie Powell, 39-vjeç, u dënua me gjashtë vjet burgim
-George Powell, 42-vjeç u dënua me gjashtë vjet e nëntë muaj burgim
-Leonard Powell, 66-vjeç, nga Hilltop Farm në Farningham, u dënua me nëntë vjet burgim
-Albert Letchford, 42-vjeç, u dënua me gjashtë vjet burgim
-Bath Wayne, 39-vjeç, i Qasjes Deti në Warden, u dënua me gjashtë vjet burgim