AKTUALITET, 25 Shtator 2018, 22:21

Zarfi “porosi e shefit”, ja si merrte deri në 5 mijë Euro drejtori i Hipotekës në Shkodër, zbardhet roli i juristes Frida

Zarfi “porosi e shefit”, ja si merrte deri në 5 mijë Euro

Detaje të reja kanë dalë për skemën e korrupsionin që përdorej në Hipotekën e Shkodrës. Report Tv dhe Shqiptarja.com kanë mësuar se drejtori Zamir Leka ka marrë në kundërshtim me ligjin shuma deri në 5 mijë euro. Leka mbante edhe oferta në pritje nga të interesuarit, dhe në momenin që merrte paratë, atëherë praktikat përkatëse i kalonte tek juristët e zonave.

Në këtë moment hyn në skenë edhe juristja e arrestuar Frida Mirashi, e cila ka patur një bashkëpunim të ngushtë me drejtorin Leka. Në zonat që ajo nuk arrinte t’i mbulonte dot vetë, burime nga prokuroria bëjnë me dije, se ua kalonte specialistëve të tjerë me shënimin mbi zarf: “Porosi e shefit”, duke kërkuar përfundimin e praktikave (plotësimin e dokumentacionit).

Burimet bëjnë me dije se është e provuar se Zamir Leka, ka regjistruar disa prona në kundërshtim me ligjin, pa kryer verifikimet përkatëse në DAMT dhe në Komisionin e Verifikimit të Titujve të Pronësisë.