AKTUALITET, 25 Shtator 2018, 23:04

Inter rigjen fitoren e radhës, vendosin Ikardi dhe D’Ambrozio (VIDEO)

Interi mposhti 2-1 Fiorentinën, duke regjistruar fitoren e radhës në kampionatin italian, java e 6-të.

Kapiteni Mauro Ikardi shënoi nga pika e bardhë në minutën e 45-të, pas një penallte të akorduar pas konsulencës me sistemin VAR.

Federiko Kieza barazoi shifrat në 1-1, pas goli të tij në minutën e 53-të.

Golin e fitores e realizoi për zikaltërit Danilo D’Ambrozio në minutën e 77-të, pas asistit të kapitenit Ikardi.

Pas kësaj fitoreje, Interi u ngjit në vendin e 5-të në kuotën e 10 pikëve pas 6 ndeshjeve. Serie A kryesohet nga Juventusi me 15 pikë, por me një ndeshje më pak.

/TPZ.AL/