TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një zjarr masiv ka shkrumbuar kodrat e fshatin Finiq në Delvinë mbrëmjen e kaluar, duke rrezikuar jetën e banorëve të kësaj zone.
Forcat zjarrfikëse kanë luftuar me flakët për të bërë të mundur izolimin e vatrave të zjarrit për të shmangur djegien e shtëpive.
Përveç zjarrfikësve të Delvinës dhe Sarandës në ndihmë kanë ardhur edhe banorët e zonës duke bërë të mundur shmangën e rrezikut dhe shuarjen e flakëve.
Ndërkohë policia po heton për të zbardhur shkaqet të zjarrit. TPZ.AL