TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë pas dështimit të mbledhjes së KQZ për shkak të kuorumit, ku do të diskutohej kërkesa e partive opozitare për datën 13 tetor si mundësi për zhvillimin e zgjedhjeve, vjen një reagim nga LSI.
përmes një deklarate për shtyp, nënkryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili theksoi se dje opozita i kërkoi zyrtarisht KQZ-së që të fillojë përgatitjet për 13 Tetorin.
Ai tha se opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas për realizimin e zgjedhjeve të menjëhershme në përputhje me dekretin e Presidentit.
“Opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas për realizimin e zgjedhjeve të menjëhershme në përputhje me dekretin e Presidentit.
Opozita i njeh përgjegjësitë e mëdha që 85% e shqiptarëve i kanë ngarkuar dhe vullnetin e tyre për zgjedhje të lira dhe jo moniste. Opozita do të jetë e gatshme që të bëjë çdo sakrificë për realizimin e zgjedhjeve të menjëhershme.
Dje opozita i kërkoi zyrtarisht KQZ-së që të fillojë përgatitjet për 13 Tetorin.
Pa zgjedhje të lira nuk pa për të pasur kurrë shtet ligjor,”- tha Vasili.