TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një njoftim me rëndësi për të gjithë ata që janë përzgjedhur si fitues në Lotarinë Amerikane.
Në një postim në Facebook, Ambasada shkruan se tashmë hapi i radhës është plotësimi i formularit DS-260.
“Jeni përzgjedhur për Lotarinë #DV2020? Hapi në vazhdim është plotësimi i formularit DS-260, të cilin mund ta gjeni këtu https://ceac.state.gov/iv#pyetanen”, shkruhet në njoftim.
Lotaria Amerikane është një mundësi për shumë qytetarë nga disa vende të botës për të shkuar dhe jetuar në Amerikë.
Lotaria organizohet çdo vit nga Departamenti i Shtetit, ku dhe shumë shqiptar janë me fat pasi kanë mundësi të përzgjidhen.
Përgjigjet e lotarisë për këtë vit janë publikuar dy ditë më parë.