TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme PD dhe LSI kanë thërritur një protestë urgjente përpara Kuvendit, për shkak të manovrës së mazhorancës për të zhvilluar seancën parlamentare gjatë ditës së sotme.
I pyetur nga gazetarët nëse policët janë gati për ruajtjen e rendit, Ministri i Brendshëm Lleshaj tha se efektivët parësore kanë sigurinë kombëtare. Lleshaj tha se Policia nuk merr urdhra nga kryeministri Edi Rama për mbarëvajtjen e protestave.
‘"Deklaratat e policisë i shërbejnë sigurisë publike, Policia nuk merr urdhra nga kryeministri.”, tha Lleshaj, ndërsa refuzoi që të përgjigjej për drejtuesit e policisë që janë shpallur në kërkim prej muajsh tashmë.
Po ashtu Lleshaj nuk tha përgjigje rreth deklaratave të policisë se në protestë do të marrin pjesë elementë të tretë, të nënkuptuar si të rrezikshëm.
"Elementët e tretë janë elementë të tretë , tha ministri. I pyetur për masat drastike si fikja e valëve të telefonit, Lleshajt kjo i dukej tërësisht normale.