AKTUALITET, 26 Shkurt 2019, 12:16

Pas zërave për arrestimin e Dakos, PS i bën kërkesë KQZ: Nuk do rikandidojnë për kryebashkiakë ata që kanë ezauruar 3 mandate

Vetëm një ditë pasi kryedemokrati Basha, deklaroi se po bëhen përgatitjet për arrestimin e kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, Partia Socialiste i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Thelbi i kërkesës është moskandidimi në zgjedhjet lokale i të gjithë atyre kryebashkiakëve aktualë, të cilët kanë ezauruar tre mandate.

Me një kërkesë të tillë, kuptohet se PS-ja, i mbyll derën për një rikandidim të mundshëm një sërë emrash të njohur ndër kryebashkiakë që i kanë kryer tashmë tre mandatet, si kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako apo Qazim Sejdini i Elbasanit.

Por, cilët janë kryebashkiakët që nuk mund të rikandidojnë. Ja emrat që ka nxjerrë Instituti i Studimeve Politike teksa ka shkruar pak kohë më parë për mandatet e kryebashkiakeve./Panorama