TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas ngjarjes së ndodhur në Vlorë, ku gjatë natës u dogjën 5 makina të parkuara dy prej të cilave e drejtorit të Bashkisë dhe e gruas së tij, reagon ish-kryeministri Berisha.
Me një shënim në faqen e tij në Facebook, Berisha shkruan se ishte mafia e drogës ajo që lau hesapet dhe mbolli terror.
“Ajo festoi për gjysmë dënimin e Eskobarit nga Ediskobari. Nw qytet u gjeten fletushka me fjalët: Faleminderit deputeti ynë qw shpëtove Pabllon tonw”- shkruan Berisha.
Postimi i Berishës
Narkomafia shteterore e Vlores shenoi sonte nje rekord te ri.
Miq, sonte ne Vlore mafia e droges lau hesapet dhe mbolli terrorin e saj mbi popullaten duke djegur pese makina.
Ajo festoi per gjysem denimin e Eskobarit nga Ediskobari. Ne qytet u gjeten fletushka me fjalet: Faleminderit deputeti yne qe shpetove Pabllon tone.
Zjarrvenesit hoqen maskat, veshen uniformat dhe u kthyen ne drejtim te paditur ne radhet e narkopolicise! sb