TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka zhvilluar sot seancën për ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri.
Avokatët e ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri kanë kërkuar pafajësi. Ndërkohë që vendimi do të jepet nesër në orën 13:00.
Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 2 vjet e 6 muaj burg gjyqtarin e Apelit Shkëlqim Miri duke e shpallur fajtor për akuzën e korrupsionit.
Deri në momentin e arrestimit Miri ka qëndruar në masën e sigurisë "arrest me burg" dhe duke llogaritur kohën e paraburgimit atij i mbetet të kryejë edhe 20 muaj burg.
Arrestimi i Shkëlqim Mirit u bë një vit më parë pas një hetimi të nisur nga prokuroria nën akuzën e korrupsionit, pasi dyshohet se ka përfituar shumën prej 30 mijë eurosh në këmbim të ndryshimit të kualifikimit të veprës penale.