AKTUALITET, 26 Shkurt 2019, 12:38

Vasili: Parlamenti i Rilindjes mblidhet fshehurazi si diversantët

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në facebook ndaj vendimit të mazhoranës për t’u mbledhur në mënyrë të fshehtë në seancë plenare gjatë ditës së sotme.

Parlamenti i rilindjes mblidhet fshehurazi, ashtu si diversantët, që strukeshin dikur nëpër shpella nga frika e popullit.

Fundin e diversantëve të vjetër do të kenë edhe këta diversantët e rinj.