AKTUALITET, 26 Shkurt 2019, 12:56

Taulant Balla: Opozita ka sjellje jo ligjore, nga frika e SPAK-ut

Taulant Balla: Opozita ka sjellje jo ligjore, nga frika e SPAK-ut

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar vendimin e mazhorancës për t'u mbledhur pasditen e sotme në "ilegalitet", në një seancë plenare të caktuar papritur.  Opozita ka thirrur një miting urgjent, në orën 17:00, në përgjigje të këtij vendimi.

Balla u shpreh se opozita angazhohet në sjellje të tilla, sepse ka frikë nga SPAK-u.

"Urdhri i kryetarit të Kuvendit për thirrje të kësaj seanca është firmosur që dje. Seanca është vijim i seancës së programuar për ditën e enjte me të njëjtën përmbajtje. Sot pasdite Kuvendi do të shqyrtojë dy vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me strukturën e dy institucioneve të drejtësisë së re KLGJ dhe KLP. Sa më shumë do të afrohet dita e konsolidimit të drejtësisë së re, sa më shumë afrohet dita për ngritjen e SPAK dhe BKH do të kemi këtë sjellje jo ligjore të opozitës". 

/TPZ.AL/