TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një skandal ka ndodhur në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi ambasadorit norvegjez për Shqipërinë dhe Kosovën, Strand Sjaastad i është anuluar në mënyrë të papritur takimi me ministren Belinda Balluku.
Ambasadori i Norvegjisë është paraqitur në Ministri për takimin me ministren dhe i është komunikuar anulimi.
Nuk dihet arsyeja e anulimit të papritur të takimit të ambasadorit norvegjez me ministren Balluku, por anulimi në mënyrë të tillë i një takimi të përcaktuar më parë cilësohet skandaloz për një institucion shtetëror.
Ambasadori i Norvegjisë në Shqipëri dhe Kosovë, Sjaastad ofron mbështetje për studentët shqiptarë me bursa. Ai është i angazhuar edhe për mbështetjen e zhvillimit të energjisë së pastër të rinovueshme.