AKTUALITET, 26 Shkurt 2019, 12:00

Vrau fqinjin me kallashnikov, vetëdorëzohet 38 vjeçari/ EMRI

Vrau fqinjin me kallashnikov, vetëdorëzohet 38 vjeçari/ EMRI

Vrau fqinjin pas një debati banal në një lokal në zonën e Kënetës, vetëdorëzohet në polici Ndue Zefi 38 vjeç.

Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se është dorëzuar në policinë e Shkodrës autori i vrasjes së Martin Ndrecës 45 vjeç. Ngjarja ndodhi tre ditë më parë në zonën e Kënetës në Durrës pranë banesës së viktimës.

Ky i fundit së bashku me autorin disa orë para se të ndodhte vrasja kanë pirë së bashku në një lokal të zonës, ndërsa janë konfliktuar verbalisht për çështje banale.

Autori, i vetëdorëzuar tashmë ka shkuar në banesën e tij ka marrë armën kallashnikov dhe e ka pritur viktimën e tij teksa kthehej për në banesë dhe e ka qëlluar me 5 plumba.

Mësohet se një plumb në zonën e shpatullës ka qenë fatale për viktimën Ndreca i cili u gjet i pajetë në orët e mëngjesit të së dielës së shkuar