AKTUALITET, 25 Prill 2019, 14:30

Lleshaj: Grabitësit e Rinasit të lidhur me celula terroriste

Lleshaj: Grabitësit e Rinasit të lidhur me celula terroriste


Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj vlerësoi punën e Policisë së Shtetit dhe e cilësoi grupin që fshihet pas grabitjes në Rinas, jo vetëm të rrezikshëm, por edhe me lidhje të ngushta me celulat terroriste.

“Në Kosovë ky grup ka sulmuar banka, ka sulmuar policinë e shtetit ka lidhje me celulat terroriste.

Mbetet në grupin shqiptar të mbahet kjo situatë e cila është e jashtëzakonshme.

Ishte vetëm sot një shenjë interesante vlerësimi, nga E Ngarkuara me Punë e vlerësoi si policinë më të mirën” – u shpreh Lleshaj nga foltorja e Kuvendit.