LIFESTYLE, 1 Gusht 2023, 14:24

Kush tradhtojnë më shumë, të famshmit apo njerëzit e thjeshtë? Gazetari zbulon “sekretin”

Kush tradhtojnë më shumë, të famshmit apo njerëzit e

Emisioni që zbulon tradhtitë e personave ka bërë një bujë të madh mediatik në sezonin që sapo përfundoi, nën autorësinë e gazetarit Ervin Kurti.

Për të folur më gjatë për këtë program si dhe për karrierën, ai ishte i ftuar sot në emsionin radiofonik “Live From Tirana”.

Kur moderatorja e pyeti Kurtin se kush tradhton më shumë mes të famshmëve dhe njerëzve të thjeshtë, ai u përgjigj, duke lënë të kuptuar se tradhëtojnë njësoj.

“Si njerëzit e thjeshtë si dhe të famshmit, të njejtën zemër dhe të njëjtat ndjenja kanë. Funksionojnë të gjithë njerëzit njësoj. Thjesht të famshmit janë pak më të kufizuar për shkak të profilit të tyre publik”, u shpreh Ervini.